E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritan Kalo:  ‘Peshkaqenët’ me vila në Gjirin e Lalzit
Sot

Tritan Kalo: ‘Peshkaqenët’ me vila në Gjirin e Lalzit

Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo, i ka dhënë një ‘shuplakë’ klasës politike, duke radhitur të gjitha fenomenet negative që kanë prekur sot shoqërinë shqiptare.

Kanabizimi, cilësia e rënies së dijedhënies, rritja e rrezikshmërisë së jetës, ndotja e ambietit, korrupsioni, pasurimi galopant i një pakice, janë disa nga fenomenet që Kalo përshkruan me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ai shtron pyetjen se përveç këtyre fenomeneve negative, çfarë do t’u premtojmë fëmijëve me 1 qershor.

“Ndërkohë që peshkaqenët e saj na bëjnë karshillëk me luksin e vilave të tyre në Gjirin e Lalëzit, në Dhërmi, në Borsh, në Ksamil, në Vlorë, në Velipojë, në Razëm, në Priskë, rreth TEG-ut, etj, një vënd ku kudo promovohen antivlerat dhe ndershmëria, dija e profesionalizmi nënçmohen, një vënd ku sot të kesh turp është turp, një vënd ku premtimi e fjala e dhënë shërbejnë vetëm për të mbushur konsumin ditor të politikës, e çfarë tjetër do u premtojmë fëmijëve Shqiptarë sot më 1 Qershor 2022?”, shkruan ndër të tjera Kalo.

Reagimi i plotë:

Përpos kanabizimit të vëndit, rënies së cilësisë së dijedhënies, rritjes së rrezikshmërisë për jetën, mosmundësisë të një punësimi të qëndrueshëm e të mirëpagueshëm në vëndin e tyre, një mjedis plot pluhur e gazra dëmprurëse për shëndetin, ujë jo të pijshëm në rubinetë, infrastrukturë rrugore pa sinjalistikën e nevojëshme, pothuajse mungesës së plazheve publike dhe të rojeve bregdetare në to, damkosjen me statusin e “ish pronarit” të prindërve të tyre, dilemës në mes të shërbimit publik apo privat të ofrimit të përkundesit shëndetësor me një sistem sigurimesh as mish as peshk, varfërimit progresiv të shumicës së popullatës dhe pasurimit galopant korruptiv e informal të një pakice “ish-brekëgrisurish” të para 1990, një administratë publike të gërryer nga korrupsioni, nepotizmi, militantizmi, patronazhizmi, një vënd ku cironkat e korrupsionit mbeten në rrjetën e pseudodrejtësisë së reformuar, ndërkohë që peshkaqenët e saj na bëjnë karshillëk me luksin e vilave të tyre në Gjirin e Lalëzit, në Dhërmi, në Borsh, në Ksamil, në Vlorë, në Velipojë, në Razëm, në Priskë, rreth TEG-ut, etj, një vënd ku kudo promovohen antivlerat dhe ndershmëria, dija e profesionalizmi nënçmohen, një vënd ku sot të kesh turp është turp, një vënd ku premtimi e fjala e dhënë shërbejnë vetëm për të mbushur konsumin ditor të politikës, e çfarë tjetër do u premtojmë fëmijëve Shqiptarë sot më 1 Qershor 2022?/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.