E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TROPOJË/Kushëriri i i krytarit Bashkisë do të ndërtojë fabrikë bitumi pa leje
Sot

TROPOJË/Kushëriri i i krytarit Bashkisë do të ndërtojë fabrikë bitumi pa leje

Një skandal që zgjatet dhe nuk merr zgjidhje është denoncuar nga qytetarë të Tropojës. Të fortët e të pushtetshmit zaptojnë vendin dhe askush nuk pyet për qytetarët, me këtë moto ecin kryebashkiakët në vendin tonë.

Ai thotë se Avni Byberi, djali i xhaxhait të Rexh Byberit, kryetar i bashkisë Tropojë po kërkon të ndërtojë një fabrikë bitumi në Fierz shumë afër zonave të banimit. Sipas denoncuesit Avni Bybri nuk ka dokumente për ndërtimin e kësaj fabrike dhe asnjë studim që të tregojë dëmet reale që i shkaktohen familjeve që jetojnë aty.

Qytetari thekson se më parë ai e ka pasur këtë fabrikë në një zonë tjetër dhe atje është kundërshtuar nga qytetarët. Madje ka pasur përplasje fizike, por në këto raste policia ka ndenjur duarkryq duke thënë se nuk mund të ndërhyjnë.

Në njesine administrative Fierz ne Tropoj, ku djali i xhaxhit te kryetarit te komunes Tropoj kerkon ndertimin e nje fabrike te bitumit ne nje vend te pa pershtatshem. Ky problem ka rreth 1 vit qe vazhdon, zotria kte fabrik me par e ka pas ne nje zon tjeter te Tropojes ku edhe atje ka pas probleme me banoret e asaj zone deri ne perplasje fizike me ta, tani kerkon ta bej tek zona jon. 

Ky zotri nuk ka dekumentacionin e nevojshem, leja i esht pezulluar dhe kjo esht konfirmu dhe nga ministraj Kumbaro dhe pavarsisht ksaj zotria me kompanin e tij Byberi SHPK vazhdon punen. Ne lidhje me kte jn organizu disa protesta, kemi pas perplasje fizike me zotrin vazhdimisht tani qe djali i xhaxhait te ti i fitoj perseri zgjedhjet esht kthyer perseri.

Shefi i komisariatit ne Tropoj na ka komunikuar qe un nuk i ndaloj dot pavarsisht qe kta nuk kan asnje lloj dekumentash. Jemi rreth 500 banor aty dhe tgjith jemi kunder, po shpresojm qe kjo pun te zgjidhet sic duhet para se te shkoj me keq se ajo e fabrikes ne Fush Kruj. Avni Byberi, djali i xhaxhit te Rexh Byberit kryetar i bashkise Tropoj”, shkruan qytetari.

Më tuje ai tregon se qytetarët janë ngritur në protestë për të penguar ndërtimin e kësaj fabrike, duke treguar se ajo pengon edhe turistët për shkak se është shumë afër portës hyrëse të Tropojës. Por, policia bashkiake vazhdon të injorojë këtë skandal, sepse bëhet fjala për familjarin e kryebashkiakut. Ndërkohë si pasojë në këtë zonë është bllokuar rruga edhe as turistët nuk po munden të kalojnë dhe prej këtij mëngjesi është krijuar kaos.

“Ësht porta hyrese e tropojes, te gjith turistat kalojn nga kjo rrug qe esht 50metra afer me fabriken, shtepit tona jan po ashtu kaq afer, fabrika ka paisje te vjetra qe zotria i ka pas ne disa vende tjera ne tropoj dhe kudo qe i ka pas banoret jan ngrit ne protest deri sa e kan largu, esht e demshme per shendetin mjedisin i ka tgjitha tkqijat.

kemi nje vit qe e kemi ndalu me forc, zotria qe e ka fabriken nuk sjell asnje lloj dekumentacioni sepse nuk ka, po ju drejtohem ju shpresoj qe ta publikoni qe kjo pun mos te shkoj dhe ma keq se ajo e fabrikes ne Fush Kruj dhe atëherë te kujtohet qeveria”, përfundon ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.