E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump: Do të tërhiqemi nga 66 organizata ndërkombëtare
Bota

Trump: Do të tërhiqemi nga 66 organizata ndërkombëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar tërheqjen e SHBA-së nga 66 organizata ndërkombëtare, duke argumentuar se ato nuk u shërbejnë më interesave kombëtare të vendit.

Vendimi është formalizuar përmes një memorandumi presidencial, i cili u është dërguar departamenteve dhe agjencive federale, duke i udhëzuar të ndërpresin pjesëmarrjen dhe financimin e 31 entiteteve të Kombeve të Bashkuara dhe 35 organizatave të tjera ndërkombëtare, jo pjesë e OKB-së, “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, organizatat e përfshira veprojnë në kundërshtim me interesat kombëtare të SHBA-së, duke cenuar sigurinë, prosperitetin ekonomik dhe sovranitetin amerikan. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë aktive në fusha si politikat e mjedisit dhe klimës apo barazia gjinore.

“Presidenti Trump po i jep fund pjesëmarrjes së SHBA-së në organizata ndërkombëtare që minojnë pavarësinë e Amerikës dhe shpërdorojnë paratë e taksapaguesve në axhenda joefektive ose armiqësore”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, ku bëri të ditur se Uashingtoni po tërhiqet nga ato që ai i cilësoi si “organizata ndërkombëtare anti-amerikane, të padobishme ose shpërdoruese”.

Rubio shtoi se procesi i shqyrtimit të marrëdhënieve me organizata të tjera ndërkombëtare është ende në vijim.

Që prej rikthimit në detyrë, presidenti Trump ka ndërmarrë një sërë hapash për të reduktuar angazhimin e SHBA-së në struktura shumëpalëshe, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe UNESCO-n, agjencinë kulturore të Kombeve të Bashkuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.