E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turisti belg i mahnitur nga Shqipëria
Sot

Turisti belg i mahnitur nga Shqipëria

Altin Bamllari

I lumtur deri në ekstazë një turist belg. -I love Albania. I really love your country, s’ngopej belgu duke deklaruar dashurinë e re. Epo s’do mend, menduam ne, do jetë shastisur nga bukuria e Alpeve, nga bluja e thellë e dëtit, nga liqenet, lumenjtë, nga ushqimi dhe mikpritja jonë. Cuq. Asnjëra prej tyre. -Më pëlqen kaosi juaj, tha belgu e i ndrisnin sytë. Coheni kur të doni. S’keni asnjë detyrim. Kur doni punoni, kur s’doni.., s’doni e pikë. E megjithatë keni të hani, të pini e të beni qejf. Ku ka kështu në vendin tim?! Flisni c’t’ju vijë e s’mbani përgjëgjesi. Qeshni e talleni me të gjithë. Kur ju mungon shteti hipni avionit dhe e gjeni jashtë. O Zot! Me iku jeta duke respektuar rregulla, ligje e orare në të njëjtën hapesirë. Frikë nga shefi, frikë nga gjobat, nga komshiu. Stres e trishtim nga rutina e perditshme. Lum si ju! Keni një vend të mrrekullueshem! Vitin tjetër do vi prapë.
Të zhgënjyer nga përshtypjet e tij, e raportuam menjëherë rastin të platforma e bashkëqeverisjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.