E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turp ta largojmë De Biasin kështu!
Sot

Turp ta largojmë De Biasin kështu!

Kur ai erdhi me flamurin Kuq e Zi dhe me fitoren historike të Shqipërisë, të gjithë nxituan ti shtrojnë tapetin e kuq nga aeroporti deri në Tiranë. Një festë që tejkaloi çdo cak e arsye ne fakt. Por gjithësesi, ishte një festë dhe në festa njerëzit edhe dehen…

Kur ai tha se do të iki me përfundimin e eleminatoreve, në Tetor, pasi nuk ma rinovuan kontratën, askush nuk tha: Dale, çpo ndodh, pse do të largohesh? Kush po te largon? Asnjeherë nuk kemi patur një trajner më të mirë e një skuadër më të mirë. Ata që i shtruan tapetin s’u kujtuan.

Por një ditë më pas, ai doli i përlotur e me koken ulur, e tha se po iki që sot, pa pritur fundin e eleminatoreve. Pasi kishte thënë se kokën e tij e donin menjëherë pas ndeshjes me Izraelin, ai shkroi një letër lamtumire plot edukatë. Ku shprehej “skuadra jonë”, “kombëtarja jonë”, “vendi ynë”. Ashtu si në historitë e diktaturave, ku ata që të vrisnin natën të vajtonin ditën, u përlotën bashkë me De Bizanin edhe ata që i kërkuan kokën: Po pse ike, ne të donim?

Mediat sportive, po ashtu, raportuan thate largimin e tij sikur të kishte ndodhur një aksident rrugor.

Sot De Biazin e përshëndetën vetëm shqiptarët e thjeshtë. Ata që brohoritën stadiumeve dhe ata që suksesin e kombëtares e panë si sukses dhe krenari të vendit të tyre.

Të tjerët, bëjnë vetëm hesape, llogari, pazare. Packa se tundin flamurin e suksesit të De Biazit

Por ka një ndryshim. De Bizai ka hyrë tashmë në historinë e futbollit shqiptar. Të tjerët askush nuk do ti kujtojë. Ndrësa ata që e duan kombetaren jo për para e politikë, duhet ta nderojnë më shumë se kurre një njeri që bëri për futbollin shqiptar më shumë se cdo kush tjetër në historinë e tij.

Nje njeri qe na ngriti koken, nuk mund ta largojme me koken ulur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.