E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Turpi kineastëve ka kaluar kufijtë e paturpsisë
Sot

Turpi kineastëve ka kaluar kufijtë e paturpsisë

Skrapi si kineastë dhe kineastët si skrap.

Kinostudio “Shqipëria e Re” gjatë historisë së sajë ka prodhuar filma historik me histori të fallsifikuar, me tema të kohës së rregjimit komunist në funksion të propagandës së regjimit dhe paraqitjes së superioritetit të jetës socialiste karshi kapitalizmit në kalbëzim. Si vlërë arti, me ndonjë përjashtim që nuk di a gjëndet ndonjë, është 0. Mos flasim pastaj për filmat dokumentar…

Vlera e vetme që kishte Kinostudio ishin: rekuizita, kostumeria, piroteknika (armët) aparaturat, ateliet e xhirimit, studio zërit, parku me makinat e kohës së luftës dhe më pas. Sot të gjitha të vjedhura, të shkatërruara, Kinostoudio ka pronarë si truall dhe ato silllen me letra sa në një gjykatë në një tjetër prej 26 vjetëvë. Qeveritë e post 90′-ës ja dhanë duke e bërë kasht e koqe Kinostudion ish shërbëtorëvë të regjimit dje dhe vazhdimsisë dje soçme, Cashku si pelivan i “Dorës së Ngrohtë” Sigurimi Shtetit, pastaj “Kolonel Bunkerit” te realizmit Berishian, e më pas të Vitit 97 të realizmit Nanoist, e pastaj me realizmin Bashist, e tash Ramist si pjellë Ramizist xhgrapi Studion e Zërit pa as nje lek, si “nonprofit organization”, gjoja në ndertimin e shkollës së kinematografisë në një kryeqytet pa kinema. Kineastët heshtën. Pastaj ja filloj Koço Kokdhimi, Frangaj, tash Mirela Kumbaro po i jep dorën e fundit me “pastrimin” e skrapit të makinave me vlera jo vetëm historike por edhe monetare.
Artan Lame vodhi gjithë pirotknikën armët e vjetra.
Rekuizita është zhdukur gjithashtu dhe kostumeria.
A i vjen turp kineastëve shqipëtar dhe atyre që kanë qenë ministra të kulturës pas 90′ e këtej që i thonë vetes intelektualë dhe kineastë?!!/360grade.al/

Foto 1. Zimi kur erdhi Hurshovi ne Shqipëri.

Foto 2. Fiati italian i kohës së fashizmit

Foto 3. Parku rekuizitës së makinave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.