U dogj i gjallë në Fushë Krujë, reagon Berisha: Autorët po ndjekin takimet gju me gju të Xhafës me qytetarët!
Ngjarja horror në Fushë Krujë, ku është vrarë dhe më pas djegur në makinë një njeri, ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Me një status në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri shkruan se ‘Forca e krimit godet me egërsi’.
Sipas tij, autorët ndjekin takimet e Fatmir Xhafës.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:
Forca e krimit godet me egërsi!
Digjet për së gjalli një qytetar bashkë me automjetin e tij në Fushe Krujë!
Autorët po ndjekin takimet gju me gju të Xhafës me qytetarët!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



