E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U ekzekutua nga RENEA/ Flet gruaja: Po përpiqeshim ta bindnim të shtrohej në spital
Uncategorized

U ekzekutua nga RENEA/ Flet gruaja: Po përpiqeshim ta bindnim të shtrohej në spital

Janë zbardhur dëshmitë e para të gruas dhe djalit të Ramiz Muçollarit, i cili plagosi me thikë bashkëshorten dhe me qytën e pushkës edhe djalin e tij. Më pas ai u ekzekutua nga RENEA. Në deklaratën e dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore Pëllumbesha Muçollari, ka thënë se shkak për acarimin e situatës ka qenë tentativa për ta bindur Ramizin 62 vjeç të shtrohej në spital, pasi gjendja e tij e shëndetit mendor ishte përkeqësuar.

Por, Ramizi është agravuar edhe më shumë dhe e ka goditur me thikë kuzhine bashkëshorten të cilës i ka shkaktuara plagë në pjesë e këmbës.

Në sherr ka ndërhyrë edhe djali i tyre, Kamber Muçollari 27 vjeç ku edhe ky i fundit është sulmuar nga babai i tij, duke marrë plagë në pjesën e kokës.

62-vjeçari Ramiz Muçollari e ka goditur me pjesë e pasme të mitralozit, djalin e tij. Pas plagëve të marra ata kanë njoftuar policinë.

Ai sulmoi me armë edhe policinë dhe pas më shumë se 8 orë negociatash ai u vra nga RENEA.

Ndërsa nënë e bir, Pëllumbesha dhe Kamber Muçollari u dërguan në spital dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.