U HAKMORRËN SHPEJT NDAJ VAJZËS SË AZEM HAJDARIT, PD ME DY STANDARTE, NUK PËRJASHTON KËTË DEPUTET QË HYRI NË KUVEND
Partia Demokratike mesa duket po vepron me dy standarte ndaj atyre të cilët vendosën mos t’i binden vendimit unanim për të mos hyrë në Kuvend.
Alban Zeneli, nga lista e PD-së së Kukësit, vendosi të pranojë mandatin e deputetit, shkruan newsbomb.al.
Por ndërsa në rastin e Myslym Murrizit apo vajzës së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, PD veproi menjëherë duke i përjashtuar nga partia, nuk ka vepruar njësoj me Zenelin.
Alban Zeneli nuk është përjashtuar nga Partia Demokratike. Kujtojmë se në Kongresin e Fundit, Zeneli ishte në listën e Bashës si kandidat për Këshillin Kombëtar edhe pse nuk rezultoi fitues.
Megjithatë, kandidimi mjafton për të kuptuar që deputeti i ri i Kukësit ishte një nga të preferuarit e Bashës.
Nga ana e PD nuk ka asnjë shpjegim zyrtar se pse është lënë nën hije vendimi për Zenelin në një kohë që për Rudina Hajdarin e Myslym Murrizin është vepruar me shpejtësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



