E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“U hyfshin bananet nga poshtë, e iu dalshin në ballë”, irritohet  keq aktori i njohur
Sot

“U hyfshin bananet nga poshtë, e iu dalshin në ballë”, irritohet keq aktori i njohur

Ditën e sotme AKU ka bllokuar 41.7 ton banane të ardhura nga Kosta Rika. Sasia e bananeve ka rezultuar me probleme për konsum njerëzor.

I gjithë produkti ka dalë i prishur.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar ashpër dhe aktori Marin Orhanasi, i cili ngre alarmin për ushqimet që konsumojnë fëmijët e tij.

Aktori ka shkruar:

Gati 42 ton banane qe u hyfshin nga poshte e u dalshin ne balle. Po na i hane femijet o maskarenj. Ilace ju bofshin juve se tek femijet nuk mallkoj dot. Madje as ilace mos gjetshi o legena. E kushedi se c’gjera te tjera kemi ngrene e na kane ngrene femijet. Dikush me tha qe s kane c ti bejne bananes eshte natyrale. Natyralja leshit. Nga ta dime ne se c’behet andej?!.
Keshtu thane per buken, doli me mjell kali, frutat, zarzavatet(me pesticide ne maksimum), keshtu thane per te gjithe produktet qe ne i konsideronim bio, por dolen te gjithe me helme. Mishi ne shume raste gjithashtu.
S’paskan c ti bejne bananes!!! Ketu eshte bere fleta sallates jeshile sa nje tendë dyqani, s paskan c ti bejne bananes!!! Edhe nese eshte kapje per shkak te konkurences, akoma me keq.
ps: kush ka per te sharë e mallkuar le ta hape krahun ne cfaredolloj gjuhe e zhanri. Nuk eshte se do gjejme shume ngushellim por te pakten do shfryhemi.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.