E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U mor peng nga partneri në Tiranë: Tentova të hidhem nga kati i 5-të
Sot

U mor peng nga partneri në Tiranë: Tentova të hidhem nga kati i 5-të

E reja ka folur për News24 duke treguar detaje të tmerrshme nga dhuna e përjetuar prej një javë deri te denoncimi i bashkëjetuesit Gleard Gusholli, 31 vjeç.

“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga kati i pestë nga dhuna”, ka thënë e reja.

Avokati mbrojtës i saj, Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij. “Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës”, ka deklaruar Cenko.

28-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare të Gleard Gushollit.

31-vjeçari Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare. Ishte ndërhyrja e policisë ajo që parandaloi një tjetër viktimë të mundshme.

Gjithashtu, në banesë hetuesit gjetën edhe mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike dhe mbetje të kokainës, çka ngre dyshime se në momentin e kryerjes së krimit, 31-vjeçari, i cili nuk ka dhënë shpjegime për motivet, ka qenë nën efektin e drogës.

TE ARRESTUARIT

Gleard Gusholli, 31 vjeç, bashkëjetuesi i vajzës se dhunuar

Besmir Nurçellari, 36 vjeç, nuk kallëzoi krimin dhe fshehu provat

Arjan Sheta, 41 vjeç, nuk kallëzoi krimin dhe fshehu provat

Bledi Kateshi, 27 vjeç, largoi Gushollin nga vendi i ngjarjes

Erlind Kateshi, 42 vjeç, largoi Gushollin nga vendi i ngjarjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.