E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U propozua nga anëtarësia  si kandidat për Tiranën, Paloka refuzon: Faleminderit, por nuk marr pjesë
Politikë

U propozua nga anëtarësia si kandidat për Tiranën, Paloka refuzon: Faleminderit, por nuk marr pjesë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka refuzuar që të jetë pjesë e “Primareve” për Bashkinë e Tiranës.

Vendimi i tij vjen pas propozimit nga antarësia dhe përmes një reagimi në Facebook, Paloka falënderon të gjithë demokratët që e kanë përkrahur emrin e tij.

Ai shton se megjithëse nuk do të jetë pjesë e “Primareve” do të jetë krah kandidatit fitues për të arritur fitoren në Tiranë.

“Falenderoj te gjithe ata demokrate qe me kane propozuar si kandidat per Tiranen. Une vete nuk do te marre pjese ne primare por ju siguroj qe do te jem ne krah te kandidatit qe do te dale fitues njesoj sikur te isha vete”, u shpreh Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.