Udhëheqësi ynë nuk pyet as për BB -në se ka FB-në
Sonila Meço
Kur lexon se sa kohë i merr një udhëheqësi, që drejton vendin, kundërpërgjigja në facebook nëse e do, apo jo një deputet bundestagu, që paguhet nga taksat e gjermanëve, kupton ca gjëra:
1. Që raporti i Bankës Botërore mbi rritjen e varfërisë së shqiptarëve nga taksa progresive ka mangut në konstatim edhe rritjen e varfërisë së fantazisë për të shmangur vëmendjen nga proçkat e pushtetit. Ja psh, ato që rreshton Departamenti Amerikan i Shtetit.
2. Që hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, qenka e varur jo pak nga qarjet e ankesat e ca të dështuarve shqiptarë, që nuk durojnë dot fitoret e bindshme të ca shqiptarëve të tjerë. Dhe e para, që paska këtë ndjeshmëri të theksuar ndaj ankesave të humbësve kronikë në Shqipëri, qenka Gjermania. Ajo që dikur mahnitej nga prezantimi dinjitoz i fituesve tanë.
Dmth me një lehtësi të papërballueshme statusi në facebook, nuk ia varim as DASH-it, por bëjmë naive gjer në dhimbje Gjermaninë. Ndërkohë, që bëjmë këto numra shpejtësie, ky raporti i Bankës Botërore, nuk duhet përmendur deri në qershor. Suus…!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



