Uji eshte problemi yne, jo i Lali Erit! Fillojme me protesten e vertete jo ne FB
Reagon gazetari! Duhet te marrim situaten vete ne dore. Te kuptojme ku shkojne taksat dhe leket qe paguajme. Jo te marrim flake kot ne FB. Ja stausi i plote:
Blendi Salaj
Une paguaj 26,000 leke te reja ne vit per nje filter uji tek rubineti. Dhe 2000 leke te reja ne muaj (aforfe sepse UKT nuk instalon dot matesa ne pallatin tone te vjeter). Ne total 50,000 leke uje ne vit per nje familje me tre vete. Kam uje me orar, tre here ne dite per periudha te shkurtra, dhe nje depozite ne tarrace qe ngrin ne dimer me gjithe tuba dhe vlon ne vere. Uji qe me ofron UKT nuk me del as per t’u lare, e as nuk pihet. Sic jane gjerat, situata per ne eshte e sajuar, e zgjidhur individualisht. Ia dalim te lahemi e te mbahemi paster por s’eshte e denje, as per nje vend si Shqiperia, ne vitin 2017. Kur jetoja ne Amerike as e imagjinoja se nje dite do perballesha me keto lloj problemesh. Por une nuk jam i revoltuar, dhe as nuk dua te ulerij me gishta ne vesh (sic eshte bere e modes ne fb). Dua te kuptoj me detaje, ku shkojne parate qe paguaj une deri tani, dhe ku do te shkoje (cdo qindarke) e rritjes se pretenduar. Ky eshte problemi yne, jo i Lali Erit, ndaj na duhet te behemi pjese e zgjidhjes. Si? Ndoshta duke nisur edhe nga protesta sonte, por duke perdorur ftohtesine matematike per te kerkuar llogari mbi investimet e taksave tona, dhe jo flaket emocionale te protestuesve profesioniste.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



