E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulen temperaturat e nisin reshjet
Uncategorized

Ulen temperaturat e nisin reshjet

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja graduale e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu dhe bore në territorin e Shqipërisë përgjatë 24 orëve të ardhshme.

E mërkura do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu të pakta në mesditë në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes për tu ulur nga mbrëmja dhe ditën e nesërme parashikohet e ftohtë me shi dhe në vendet malore me reshje bore. Temperaturat min dhe max: Zonat malore  5/13°C, zonat e ulëta  8/19°C dhe zonat bregdetare 8/18°C!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.