Gazetari flet për manipulimin e policisë: Ulëritëse dhe e papranueshme!
Gazetari Osman Stafa ka ngritur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit për manipulim të informacionit dhe mungesë transparence lidhur me një ngjarje të rëndë kriminale. Në një postim në Facebook, ai ka zbuluar se, sipas një raporti të Oficerit të Policisë Gjyqësore, në konfliktin e ndodhur më 18 nëntor ishin përfshirë 5 persona.
Megjithatë, Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë deklaratë të qartë për këtë ngjarje, duke heshtur deri në momentin kur babai i djalit të plagosur foli për mediat. Pas kësaj, policia pretendoi se në incident ishte përfshirë vetëm një person, duke nxitur dyshime për manipulim të fakteve. Stafa ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm nga Prokuroria, jo vetëm për krimin, por edhe për përgjegjësitë brenda strukturave policore.
POSTIMI I STAFËS:
Oficeri i Policisë Gjyqësore, thote se në konflikt janë përfshirë 5 persona. Ky akt është firmosur në datën 18 nëntor, ditën e ngjarjes.
Ndërsa Policia përgjatë atyre ditëve nuk doli në asnjë deklaratë për të treguar se çfarë kishte ndodhur, dhe se kush ishin personat e përfshirë.
U desh të përmendej dhe të merrte veten djali i plagosur që të fliste për personat e tjerë të përfshirë.
PSE MANIPULON POLICIA E SHTETIT? PSE GËNJEJNË ATA QË DUHET TË JENË GARANTUESIT E SIGURISË PUBLIKE?
Pasi babai i djalit të plagosur foli për mediat, Policia e Shtetit reagoi duke deklaruar se prerendimet e hedhura ishin të pavërteta dhe se në ngjarje ishte i përfshirë një person.
Kjo që ka ndodhur është ulëritese. I kalon kufijtë e skandalit.
Prokuroria duhet të hetojë rastin me përparësi. Jo vetëm për të identifikuar personat e përfshirë në krim, por edhe të hetojë se kush është përgjegjës që Policia e Shtetit të bëj keto veprime.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


