E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Uli përqindjen e taksimit të ‘oligarkëve’”, Vasili: Rama është këlysh i tyre kundër popullit
Politikë

“Uli përqindjen e taksimit të ‘oligarkëve’”, Vasili: Rama është këlysh i tyre kundër popullit

Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili me tone të ashpra ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka quajtur si “argat të oligarkëve dhe mashtrues”, për votimin  e djeshëm në parlament.

Sipas Vasilit, rrëzimi i dekretit të Presidentit për nenet ku ulej përqindja e taksimit të dividentëve të kompanive, sipas tij tregon se Rama është kundër interesave të popullit.

“Kryeministri argat i oligarkeve mashtrues dje dhe i vertete sot.  Kryeministri argat i oligarkeve nxori fytyren e vertete sheshit,kur me ligj ne parlament me votat e 74 argateve te tjere jua uli perqindjen oligarkeve nga 15% ne 8 %.

Çdo njeri objektiv dhe gjakftohte kupton menjehere se si eshte i kapur deri ne fyt nga oligarket dhe eshte thjesht nje kelysh i tyre kunder interesave te popullit te cilit ja merr taksat dhe e fut ne burg per 5 lek korrent,apo per nje shkelje rrugore apo per nje tufe qepe ne rruge.

Shikoni se cfare deklaronte ky mashtrues vetem 7 muaj me pare ne 2 maj 2018”, shkruan Vasili.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.