E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, reagon ashpër Ambasadori i BE-së në Tiranë
Politikë

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin, reagon ashpër Ambasadori i BE-së në Tiranë

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar ashpër në lidhje me uljen e dënimit për Dritan Dajtin, i akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në plazhin e Durrësit.

Soreca ka shkruar në rrjetin social se ulja e dënimit nga përjetë në 25 vite burgim për Dajtin kërkon menjëherë një vlerësim urgjent nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe nga Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. #Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, shkruan Soreca në statusin e tij në Tëitter.

Kujtojmë se 3 ditë më parë Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda, me gjyqtarë Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli vendosën që të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, e cila rrjedhimisht e shpëtoi vrasësin e 4 policëve nga masa e burgut përjetë në vetëm 25 vite burg.

Këtë të dielë reagoi Ministria e Drejtësisë e ajo e Brendshme, të cilat deklaruan se do të adresojnë menjëherë çështjen. Madje Ministri Lleshaj kërcënoi indirekt vetë gjyqtarët duke deklaruar se operacioni forca e ligjit ka nisur punën për të adresuar këtë çështje. Me reagimin me vonesë të opozitës pati një kundërpërgjigje nga ana e PD-së, e cila përmes një reagimi zyrtar u shpreh se Dritan Dajti u lirua falë drejtësisë së “rilindur” të Ramës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.