E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Universiteti  UET i Henri Çilit ngel për vjeshtë
Uncategorized

Universiteti UET i Henri Çilit ngel për vjeshtë

FAKTI/ rezulton të jetë institucioni më i dobët arsimor privat në Shqipëri

Henri Çili, është sot zyrtarisht pronar i universitetit më të dobët privat në Shqipëri. Renditja e bërë pas verifikimit në terren nga Këshilli i Lartë për Kërkimin Shkencor, tregon se Universiteti Europian i Tiranës është i fundmi universitet privat që i këshillohet të rinjve për të aplikuar në sezonin e ri shkollor.

Analiza e cila është një alarm serioz përkundrejt pompimit mediatik të këtij institucioni arsimor me tarfiat më të kripuara në treg, tregon se cilido universitet tjetër privat në Shqipëri (përjashto POLIS), është shumë herë më i këshillueshëm e më i vlefshëm për të rinjtë shqiptarë që duan të arsimohen.

Ky rankim (vlerësim) i të gjitha universiteteve në vend, si ato shtetërore edhe ato private, tregon se UET-ja e Henri Çilit jo vetëm që nuk konkuron aspak me universitetet e tjera private, por është aty-aty edhe me universitete të dorës së dytë shtetërore si fjala vjen Universtiteti i Elbasanit, ai i Durrësit apo Gjirokastrës. Madje në disa aspekte si, imapkti apo  cilësia e arsimimit në këto universitete janë më lart se Universiteti Europian i Tiranës.

Duket se është pikërisht ky dështim në garën e drejtë të universiteteve në Shqipëri, që e ka shtyrë administratorin e UET-së, Henri Çili të lobojë fort për ligjin e arsimit të lartë, ligj i cili furnizon njësoj me para si universitetet publike ashtu edhe ato private. Prandaj administratori i UET-së, zyrtarisht universiteti më të dobët privat në Shqipëri, Henri Çili e ka të sigurtë se përmes këtij ligji si shkuan, si nuk i shkuan studentë të rinj për regjistrim në vitin e ri, ai paratë e taksapaguesve shqiptarë do ti marrë në një mënyrë apo një tjetër.

Por nëse këtë mënxyrë arsimore dhe korruptive në fund të ditës e keni si xhelep nga kryeministri Edi Rama dhe interesat e tij klienteliste me Henri Çilin, të paktë zgjedhjen për të patur një arsimi cilësor, term i cili nuk ka lidhje me Universitetin Europian të Tiranës, në fund të ditës e keni vetë në dorë./syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.