E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Valltarët performojnë këngën e njohur para liderëve të BE, Borrell filmon, Vjosa Osmani duartroket, ja reagimi i Vuçiçit
Politikë

Valltarët performojnë këngën e njohur para liderëve të BE, Borrell filmon, Vjosa Osmani duartroket, ja reagimi i Vuçiçit

🎥VIDEO PUBLIK.live

Liderët europianë janë pritur sot dhe janë përshëndetur nga një minikoncert me këngë e valle shqiptare para nisjes së samitit.

Një prej valleve që u performua në sheshin “Italia” ishte dhe “Vallja e Rugovës”, e njohur dhe e kënduar gjerësisht nga shqiptarët. Ndër të tjera teksti i kësaj kënge të njohur thotë “Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës, deri te Molla e Kuqe kufiri i Kosovës”.

Liderë si Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Von der Leyen dhe emra të tjerë të njohur të politikës evropiane, kanë duartrokitur vallen e performuar me këngë shqiptare, madje Borrell shihet duke filmuar valltarët, teksa dhjetëra politikanë pjesëmarrës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, po rrinin bashkë për foton familjare. Presidentja e Kosovës duartroket e buzëqesh, ndërsa Vuçiç shfaqet indiferent, por sigurisht që kjo melodi është e njohur për të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.