E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vangjel Dulen  inatoset me gazetaren/ Ikën nga studioja në mes të emisionit
Politikë

Vangjel Dulen inatoset me gazetaren/ Ikën nga studioja në mes të emisionit

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule debatoi mbrëmjen e sotme me gazetaren Klodiana Lala për arrestimin e kandidatit fitues të opozitës për kryebashkiak në Himarë, Fredi Belerit.

Lala publikoi provat e pretenduara të Prokurorisë, ndërsa Dule i kundërshtoi ato.

Duke iu drejtuar me tone të ashpra hgazetares, kreu i PBDNJ-së u ngrit nga karrigia dhe iku nga studioja në mes të emisionit.

Pjesë nga debati në “Open”:

Lala: Prokuroria thotë pasi janë dorëzuar paratë është bërë arrestimi. Nëse do ishte për mua Fredi Beleri nuk do të duhej të ishte kandidat

Dule: Nuk do qëndroj asnjë moment më tepër nëse nuk më lejoni të flas, nuk jam këtu për dekor.

Dule: Dëgjoj mendime se dikush nuk duhej të kandidonte se ka dyshime. Të gjithë mund të kenë dyshime për të gjithë.

Lala: Ka qenë i pandehur zoti Dule.

Dule: Faleminderit shumë, vijoni, bisedë të mbarë!

Eni Vasili: Nuk i ka hije një politikani si ju

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.