E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vangjush Dako vijon të udhëheqë fushatën elektorale të PS-së!
Politikë

Vangjush Dako vijon të udhëheqë fushatën elektorale të PS-së!

Kandidatja e Partisë Socialiste në bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako duket se ka gjetur mbështetjen nga ish-kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako. Ish-kryebashkiaku socialist vijon të udhëheqë fushatën e Emirjana Sakos, ku ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së në Durrës. Pavarësisht se është shpallur “non-grata” nga SHBA dhe akuzave të shumta nga opozita, ai vijon të zhvillojë takime me përfaqësuesit e socialistëve në Durrës. Edhe disa ditë më parë, Vangjush Dako drejtonte një takim tjetër elektoral në njësinë administrative nr. 6 në Durrës. Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë. Kryemininistri Rama e justifikoi moskandidimin e Dakos si një zgjedhje personale të ish-kryebashkiakut. Kujtojmë që përpos Dakos, “non grata” janë shpallur edhe Sali Berisha dhe Tom Doshi, ndërsa SHBA ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Uashingtonit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.