E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Varfëria ….
Sot

Varfëria ….

Varfëria është teshtimë mër lal..

Të flasësh për politika të uljes së varfërisë të bën simpatik të dashur për mediat dhe përfituesit e transfertave dhe programeve buxhetore, dhe sidomos të bën të dukesh i pjekur, i mençur, i dhembshur, humanist.

Politikat e uljes së varfërisë, që aq qejf i kanë të majtët dhe gjithë ata që duan pëlqim politik dhe mediatik, jane thjesht politika rishpërndarje të parasë së buxhetit, por kurrsesi politika zhvillimi. Si të tilla, është e sigurtë që do harxhojnë burime e kufizuara financiare dhe njerëzore që kemi në dispozicion pa arritur asgjë të qëndrueshme në afat-mesëm dhe afatgjatë.

Lufta kundër varfërisë, thjesht sa e njom, sa e mban gjallë atë. Ajo i stërvit të varfërit të mbeten të varfër. Është garantimi i zhvillimit të qëndrueshëm ai që mund varfërinë, nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Varfëria është thjesht një simptomë, një pasojë. Ajo buron nga institucione të dobëta politike, ekonomike dhe shoqërore, vjen për shkak të politikave të gabuara, investimeve të gabuara, korrupsionit, kulturës, nivelit të ulët të edukimit … Njohja dhe adresimi i drejpërdrejtë i këtyre shkaqeve që pengojnë zhvillimin çon në ulje të varfërisë!

Kur flitet për të luftuar varfërinë, është e qartë se të harxhosh para për të shtruar me pllaka qendrën e qytetit, dhe jo për të siguruar furnizim 24 orë me ujë të pijshëm është dritëshkurtësi, në kufijtë e dashakeqësisë. Përfundimi i regjistrimit të pronës, eliminimi i prokurimit të dretjpërdrejtë, dënimi i një funksionari publik për shpërdorim fondesh dhe vendime të gabuara, përfundimi i by-passit të Fierit, apo hapja e shkollave dhe jo mbyllja e tyre, e lufton varfërinë më shumë se çdo politikë apo program buxhetor për luftën kundër varfërise.

Varfëria është si teshtima kur je me grip, apo si kolla kur ke marrë të ftohtë. Të merresh me këto simptoma, me teshtimën dhe me kollën, mund të krijojë lehtësi në frymëmarrje por nuk e shëron as gripin as të ftohurën.

Të rreshtosh politika se si do luftosh varfërinë, sado të larmishme apo të kombinuara bukur të duken ato nuk është asgje më shumë sesa të fshish qurret me shami – një akt i vlefshëm dhe estetik por që nuk e shëron gripin kurrsesi.

Prandaj, jam kundër luftës dhe luftëtarëve kundër varfërisë. Prandaj, jam dhe do mbetem për të luftuar shkaqet dhe jo simptomat!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.