E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Asnjë shqiptar nuk është në krah të Ramës në axhenden e tij të ndyrë anti Kosovë
Politikë

Vasili: Asnjë shqiptar nuk është në krah të Ramës në axhenden e tij të ndyrë anti Kosovë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook ndaj qëndrimeve të kreut të qeverisë Rama në lidhje me Kosoven dhe kufijtë e saj.

“Ndonëse s’ka asnjë tagër të flasë për token e Kosovës, Edi Rama në funksion të detyrave, që merr nga pjesët më të erreta dhe të egra antishqiptare shfaqet si kamikaz anti Kosovë”.
“Në mendjen e Edi Rames është e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale të mos jepen me konçesion dhe të grabiten në mënyrë të pamëshirshme prej tij dhe çdo hajduti tjetër këndej e andej kufirit”, shkruna Vasili në facebok

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se do të japë kufijtë e Kosovës si koncesionet në Shqipëri. Vasili thotë se Rama është deklaruar armik i betuar i integritetit territorial dhe kushtetues të Kosovës.

Ja postimi tij i plotë:

Edi Rama gati te jape kufijte e Kosoves si koncesionet ne Shqiperi.

Edi Rama tashme publikisht u deklarua si armik i betuar integritetit teritorial dhe kushtetues te Kosoves te fituara me sakrifica çnjerezore pas dekadash te tera perndjekjeje, masakrash e lufterash pa fund.

Ndonese s’ka asnje tager te flase per token e Kosoves, Edi Rama ne funksion te detyrave, qe merr nga pjeset me te erreta dhe te egra antishqiptare shfaqet si kamikaz antiKosove.

Ne mendjen e Edi Rames eshte e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale te mos jepen me koncesion dhe te grabiten ne menyre te pameshirshme prej tij dhe cdo hajduti tjeter kendej e andej kufirit.

Shqiperia ka qene ne shekuj e palekundur ne krah te Kosoves ne cdo hall te madh te saj.
Eshte hera e pare qe nje renegat ne krye te qeverise se Shqiperise merr misionin te demtoje dhe zhbeje Kosoven.
Asnje shqiptar i vetem nuk eshte ne krah te Edi Rames ne axhenden e tij te ndyre antiKosove.

Ne 16 shkurt cdo qytetar proteston per veten dhe sivellain e tij ne Kosove.

16 shkurti eshte me shume se mision,me shume se detyre,me shume se patriotizem!!

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.