Vasili, Fleckenstein-it: Parate e drogës jua turbullojnë vështrimin, por ne do t’jua qartësojmë!
“Eurodeputetët kanë vështrim të turbulluar, megjithatë dhe ne do t’ua qartësojmë vështrimin. Vështrim të turbulluar ka dhe miku i vjetër i shqiptarëve, Knut Fleckenstein. “
Kjo qe deklarata e fortë dhe e menjëhershme e Lëvizjës Socialiste për Integrim pas deklaratave që apo dha në një konferencë shtypi, delegacioni i Parlamentit europian në Tiranë.
Iish-kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasilii ka numëruar një sërë të vërtetash të mëdha, siç u shpreh, tenderat dhe koncensionet korruptive, krimin, aferat shumëmilionshme…
“Opozita shqiptare nuk do të lejojë kurrë që ai standart zgjedhjesh, që është i papranueshëm në Europë, të pranohet në Shqipëri, – theksoi Vasili. – Korrupsioni që luftohet në Gjermani, ashtu do të luftohet edhe në Shqipëri. Pra, nuk mund të ketë standart tjetër për Shqipërinë si vend i i botës së tretë.”
© SYRI.net
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



