E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili flet për heronjtë “lëpirës” të kockës së Teatrit: I kanë ndryshuar parimet aq shpesh sa prostitutat klientët
Politikë

Vasili flet për heronjtë “lëpirës” të kockës së Teatrit: I kanë ndryshuar parimet aq shpesh sa prostitutat klientët

“Teatri ndau përfundimisht qytetarët nga vandalet, të ndershmit nga moralprishurit dhe shtetarët nga banditët me pushtet”. Keshtu shkruan sot kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili, teksa akuzon hapur ata qe i quan “Heronjtë “lëpirës” të kockës së teatrit”.
vasili

Heronjtë “lëpirës” të kockës së teatrit.

Të gjithë të komisionuarit me para’ ose në natyrë -mediatike, politike e bashkiake qofshin shpërblimet- janë lëshuar me vërtik e me klithma mbi kockën e teatrit.
Sapo kocka u largohet pak, kuisin me të qarë dhe me egërsi, që ta afrojnë prapë për ta lëpirë sërish .

Qytetarë, që kanë bërë hasha qytetin e tyre ku lindën dhe u rritën, për hatër të kockës pështyjnë mbi veten dhe të shkuaren e familjeve të tyre qytetare të vjetra, sepse halli i kockës ua kërkon.

Të kompleksuar në mënyrë qesharake, këta “heronj” të kockës gërmojnë shembuj dhe analogji idiote pa asnjë lidhje anë e mbanë globit, që të justifikojnë gllaberimën e kockës së teatrit.

Me të shkuara qesharake ku pozicionet, parimet, pronarët, i kanë ndryshuar aq shpesh sa prostitutat klientët, këta heronj të kockës së teatrit vrasin miza mbi pellgje ujrash të zeza morali, ku kanë gjalluar e jetuar prej vitesh.

Teatri ndau përfundimisht qytetarët nga vandalet, të ndershmit nga moralprishurit dhe shtetarët nga banditët me pushtet.

“Heronjtë” lepirës të kockës së teatrit mbeten gjithmonë vetëm me këta të dytët..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.