“Blen çizme jo vota”, Vasili i përgjigjet ironive të Ramës me Kryemadhin: Këngëtar, gënjeshtar, gojëtar dhe karagjoz
Ironive të kryeministrit Edi Rama nga Durrësit, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili i përgjigjet nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Estrada shëtitëse jargavitëse, “Bashkia që duam” ndaloi në Durrës. Këngëtar, gënjeshtar, gojëtar dhe karagjoz mbetet po i njëjti…… Shkollë paku!!!”, shkruan ai.
Gjatë takimit në Durrës, kryeministri Rama thumboi edhe kryetaren e LSI-së për blerjen e votave.
“Kjo meazallah se ka ble një votë. Monika ble çizme, vota jo. Mos! Pastaj fillon e bërtet, Zoti do ta dënojë Edi Ramën. Se ku komunikon me Zotin kjo nuk e di. Do komunikojë me karta. Të paktën na bëjnë për të qeshur”, tha Rama nga Durrësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



