Vasili i tregon nje përrallë Rames
Kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin e vendit Edi Rama me një përrallë të La Fontenit teksa shprehet se ky i fundit i hedh fajin administratës për varfërinë dhe faktin se shqiptarët duna të ikin nga vendi.
Statusi i Petrit Vasilit:
Kryeministri ynë dhe gomari i La Fontenit
Meqë ky shkollëpak që kemi në krye të qeverisë lexon përrallat e La Fontenit dhe meqënëse gjithë fajin që nuk i japin investime në Trieste, që jemi të 149-t si mbështetësit më të dobët të të varfërve e mbështetësit më të mëdhenj të oligarkisë dhe që 60% e qytetarëve duan të ikin nga Shqipëria e ka administrata, ja ç’thotë La Fonteni në një përrallë:
Një pronar, që të ruante kopshtin më mirë hoqi rojen dhe mori një gomar. Për gjithë natën gomari e shkatërroi kopshtin. La Fonteni i madh e mbylli përrallën duke thënë: “Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin.” Kjo vlen edhe për shkollëpaktin, kryeministrin tonë, që fajin ia paska administrata në këto 4 vjet të vegjetimit të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



