Vasili : Kush e dënon “fake” Ramën?!
Kryeministri është i vërtetë vetëm kur bën ‘fake premtime’.
Këtë tha sot, Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI, pas premtimit që tha kreu i qeverisë për ndëshkimin e mediave që përhapsin sipas tij, lajme të rreme.
Por, Vasili ngre pyetje: Kush e dënon kryeministrin e shpifur, që bëri premtimin “fake” shëndetësi falas dhe mashtroi?” dhe argumenton:
Bëri premtimin “fake” për 300 mijë vende pune dhe në vend të saj, 400 mijë shqiptarë kanë ikur nga sytë nga Shqipëria.
Bëri premtimin “fake”, që do të ulë taksat dhe i trefishoi ato duke filluar që nga uji i pijshëm.
Që bëri premtimin “fake” se do të luftojë drogën, krimin dhe paranë e pistë dhe i kemi të tëra këmbëkryq në mes të qeverisë dhe atij vetë.
Po flet “Fake kryeministri” i “fake premtimeve” për gjoja “fake lajmet” që ia vënë në dukje.
Ky kryeministër është i vërtetë vetëm kur është “fake”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



