E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Prokuroria nga sot nën akuzë!
Sot

Vasili: Prokuroria nga sot nën akuzë!

Pamjet e arrestimeve të kuksianëve 

“Prokuroria është nga sot nën akuzë pas publikimit pamjeve te arrestimit te qytetareve kuksiane ne mes te natës.”.Kështu shprehet Petrit Vasili duke komentuar publikimin në media të pamjeve që tregojnë aksionin e policisë për arrestimet në Kukës, natën fill pas protestës në Rrugën e Kombit.

Image

“Kam dite te tera qe ngre me force nje dhunim te tille shume te rende te ligjit. I kam bere thirrje publike prokurorise te hetoje. Prokuroria ka heshtur. Pamjet e bera publike ne Fax Neës nga avokati Altin Goxhaj e ka kthyer sot prokurorine ne te akuzuaren e madhe pasi me mosveprimet e saj ka lejuar e ligjeruar shkelje flagrante te ligjit dhe falsifikime monstruoze te dokumentave te denja per nje shtet banditesh”, shkruan në faqen e tij në Facebook, kreu i deputetëve të LSI-së.

“Prokuroria e përgjithshme e komanduar nga zyrat e kryeministrisë ka treguar publikisht kapjen e saj te plote ajo tashme thjesht nje mashe e mjere ne duart e qeverise. Populli eshte i detyruar ta zgjidhe ai dhe askush tjeter kete moment kritik kur policia rremben njerezit ne mes te nates dhe prokuroria i bekon keto veprime te poshtra”, shton Vasili.

https://www.facebook.com/shuplaka.al/posts/448366475596122

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.