E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Rama një i sëmurë pa shërim, po kthehet te antimitingjet e Hysni Milloshit në ’91
Politikë

Vasili: Rama një i sëmurë pa shërim, po kthehet te antimitingjet e Hysni Milloshit në ’91

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në Ora News, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend dhe protestën e nesërme duke u shprehur s,  kryeministri Edi Rama do të përpiqet të bëjë një antimiting në Vlorë gjatë paradites së të shtunës, duke shtuar se kjo përcakton fatin e tij.

“Po u them në mënyrë metaforike. Mjekësia e shpjegon shumë qartë; është një i sëmurë pa shërim”, u shpreh Vasili.

“Kur është një i sëmurë pa shërim ca orë më shumë, ca orë më pak nuk e ndryshojnë fatin e tij. Ky njeri i cili fantazinë më të madhe e ka të bëjë një antimiting nesër në Vlorë, e kuptoni që është më i ikur se ishte Ramiz Alia në vitin 1991. Pas atij viti, mazhorancat kanë këmbyer njëri-tjetrin, Shqipëria ka parë situata të trazuara, por të kthehej tek antimitingjet që bënte i ndjeri Hysni Milloshi në vitin 1991, as në fantazinë më të çmendur nuk e mendonte njeri. Ky individi që më keni vënë në sfond deri këtu i shkon fantazia. Praktikisht është i vetëdeklaruar i ikur. Kush bën antimitingje e ka të deklaruar fatin e tij. Është thjesht dhe vetëm një funeral i shtyrë”, shtoi më tej kreu I Grupit parlamentar të LSI-së..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.