E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vau e Dejës,kapet me minë me telekomandë 38-vjeçari durrsak
Uncategorized

Vau e Dejës,kapet me minë me telekomandë 38-vjeçari durrsak

Një ngjarje kriminale, që mund të kishte pasoja tragjike, është parandaluar në sekondat e fundit nga Policia e Shtetit. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Remote”, duke vënë në pranga një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas informacioneve zyrtare, uniformat blu kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se një shtetas po transportonte një armë shpërthyese të rrezikshme drejt zonës së Shkodrës. Policia organizoi menjëherë pritën dhe ndaloi për kontroll automjetin e dyshuar në fshatin Stajkë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një minë me telekomandë, e cila ishte e lidhur gati për shpërthim me një aparat celular në distancë.

Në përfundim të aksionit, policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, i cili po drejtonte mjetin. Ndërkohë, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij i dyshuar, shtetasi E. P., 34 vjeç, po ashtu banues në Durrës.

-Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-Një minë me telekomandë (e montuar me celular).

-Automjeti me të cilin udhëtonte i dyshuari.

-Një maskë (që shton dyshimet për një atentat të planifikuar).

-Dy telefona celularë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.