E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja tragjike e Ardit Gjoklajt: Të dënuar ta kujtojmë ….
Uncategorized

Vdekja tragjike e Ardit Gjoklajt: Të dënuar ta kujtojmë ….

KODRINA e VDEKJES

Sot është mbushur 1 vit nga vdekja e të miturit, Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, ku 17-vjeçari punonte.

Ai u vra në landfill nga një eskavator ndërkohë që punonte. Por çështja ‘Gjoklaj’ ende nuk është zbardhur.

Dy persona janë përballur para drejtësisë, përgjegjësi i turnit, Dëfrim Hakrama dhe fadromisti Edmond Kollari.

Por paralalelisht me çështjen e Gjoklaj po zhvillohen hetime dhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës.

Ende nuk është sqaruar sesi një i mitur u lejua të punonte në një vend të ndaluar, kur kompania kontraktore nga Bashkia Tiranë ishte ajo që bënte punësimin e personave në landfill.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, u akuzua për këtë çështje si i përfshirë, për lidhjet e tij me kompaninë kontraktore.

Pas 1 viti nga vdekja e Ardit Gjoklaj, ngjarja, lidhjet dhe aferat nuk janë zbardhur të plota, dhe drejtësia nuk është venë në vend.

 

Qirinj për Ardit Gjoklajn sot në 1 Vjetorin e Vrasjes në vendin ku u varros Drejtësia për të: Sheshi Skënderbej.

https://www.facebook.com/AntiSorosTV/videos/1578834718855291/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.