Vdes pronari, ju lë 4 milion euro punonjësve
Korrik 3, 2017 /Kur mësoi për sëmundjen e pashërueshme që e kishte prekur, iu drejtua të afërmve: “Më mirë kështu, se do të kem pak kohë të sistemoj gjërat”. Në testamentin e tij ai la 15.000 euro për çdo punonjës dhe 10.000 euro për çdo nënpunës. “Eshtë e drejtë që kush merr më pak, të shpërblehet më shumë”, ishin fjalët e tij.
Ka vdekur në moshën 84 vjeçare Luciano Tamin, sipermarresi qe perpara se te vdiste, ju la trashegim nje pjese te pasurise punonjesve te tij.
Tamini ishte drejtues i ndërmarrjes të krijuar 101 vjet më parë nga babai i tij Carlo Tamini.
Me vdekjen e babait, Luçiano megjithëse më i vogli i tre vëllezërve, merr në moshën 21 vjeçare drejtimin e ndërmarrjes duke e shndërruar në lider botëror të prodhimit të transformatorëve, me tregje nga SHBA deri në Iran.
Në shkurt, përpara se të tërhiqej nga detyra e presidentit të nderit, iu shkruajti një letër lamtumire punonjësve: “Mbusha 84 vjeç, por nëse duhet jam gati rishtas. Ndërmarrja Tamini do të jetë e pashkatërrueshme. Ju përqafoj të gjithëve.”
Në testament kishte shprehur dëshirën që punonjësit të kishin një pushim tetë orësh, nëse do të dëshironin të merrnin pjesë në funeralin e tij, dëshirë që drejtuesit e ndërrmarjes e plotësuan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


