Vdiq brenda pusetës në Shkodër ndërsa po punonte, familja nuk i rrit dot dy fëmijët jetimë
Një punonjës i Ujësjellësit në Shkodër humbi jetën një vit më parë ndërsa ishte në krye të detyrës pasi u asfiksua nga gazi toksik brenda pusetës.
Kleotos Çeliku la pas dy djem jetim të cilët po rriten me shumë vështirësi që pas vdekjes së babait të tyre. Familjarët e 34-vjeçarit kanë kërkuar disa herë drejtësi për djalin e tyre mirëpo askund nuk kanë gjetur zgjidhje.
Të vendosur para dhimbjes dhe vështirësisë financiare për të rritur dy fëmijët e vegjël familjarët kanë bërë thirrje për ndihmë.
Daja i tij Fatos Hasaj dhe e ëma e viktimësSanije Çeliku kërkojnë ndihmë për t’i rritur dy djemtë.
Familja e tyre mbahej vetëm me rrogën e Kleotosit dhe me dy lopë.
Ata thonë se po tentohet të fshihet ajo ngjarje dhe të mos zbardhet e vërteta e vdekjes së të riut.
Daja i Kleotosit tregon se nipi i tij punonte pa asnjë lloj kushti thuajse ndërsa shpesh herë e ka këshilluar që të ndërronte punë për shkak të rrezikshmërisë.
Por nipi i kishte thënë se nuk kishte ku të shkonte pasi ishte mundësia e vetme.
E ëma dhe daja kanë thënë për Panorama:
Kemi kërkuar disa herë drejtësi dhe mbështetje financiare por askush nuk ka reaguar, institucionet kanë heshtur.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



