Veliaj hap garën për projektin e Teatrit që po hetohet nga SPAK / Reagon aleanca për mbrojtjen e Teatrit
Adriana Kalaja nga foltorja e PD-së, paralajmëroi “ se çdo veprim i kryebashkiakut dhe i bandës laramane të përfituesve në kurriz të pronës publike, do të ndeshet me aksion ligjor dhe qytetar”.
-Nuk është ekzekutuar ende vendimi nr.29 i Gjykatës Kushtetuese i datës 2 korrik 2021, lidhur me shpalljen antikushtetues të ligjit special nr. 37 dhe VKM nr. 377, që e detyron Bashkinë e Tiranës t’ia kthejë pronën e Teatrit Kombëtar Ministrisë së Kulturës.
-Projekti korruptiv i Bjarke Ingell është regjistruar në SPAK dhe po hetohet nga ky institucion që në korrik të vitit 2020.
-Vendimi nr. 50 i Këshillit bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar është regjistruar dhe po hetohet nga SPAK që në qershor 2020.
-Miratimi i buxhetit shtesë për ndërtimin e Teatrit të ri, nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është kallëzuar nga Aleanca në nëntor 2020 dhe po hetohet nga SPAK.
-Pengimi në ekzekutimin dhe mosekzekutimi i vendimit nr. 29 të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shpalljen antikushtetues të ligjit special nr. 37 dhe VKM nr. 377, është kallëzuar nga Aleanca në gusht 2021 dhe po hetohet nga SPAK.-citoi ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



