E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj i jep 570 MILIONË LEKË tender Qefaliajve të Dajtit
Politikë

Veliaj i jep 570 MILIONË LEKË tender Qefaliajve të Dajtit

Pasi Komisioni i Prokurimit Publik i rrëzoi kontratën e parë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk ka vonuar dhe e ka rikthyer tenderin për varrezat e Tufinës me objekt “Zgjerimi i hapësirave të varrezave publike Tufinë”.

Një rrëmujë e madhe është bërë për këtë projekt me vlerë 100 milionë lekë. Gara e parë për këtë tender u mbyll në dhjetor të vitit qe lamë pas dhe fituese ishin dy kompanitë “GLAVENICA” shpk & “NGRACAN 1934”, që garuan si bashkim operatorësh me një ofertë.

Asaj kohe tenderi u mbyll me një sërë shkeljesh nga ana e Bashkisë, por kapaku iu vu pas një denoncimi që u dorëzua në KPP në janar të këtij viti. Ishte firma “Dajti Park 2007” SHPK e Lulzim Qefalisë, e cila ankimoi vendimin e Bashkisë për këtë tender, duke pretenduar se vlerësimi për ofertën e saj nuk ishte bërë sipas burokracive.

Me sa duket Qefalia këtë herë nuk e pranonte dot humbjen, sidomos kur bëhet fjala për projekte të mëdha, por jo si bëhet shumë vonë për zbatimin e rregullave për prokurimet.

Kështu, Me 8 shkurt, pasi bëri të gjitha shqyrtimet, Komisioni i Prokurimeve Publike vendosi që të anulojë kontratën dhe i kërkoi Veliajt që të rishikojë ofertën e “Dajti Park 2007” SHPK.

Pa u lodhur shumë dhe pa u marrë më rishikimin e dokumenteve të tenderit, Veliaj thjesht ua hoqi kontratën dy kompanive GLAVENICA” shpk & “NGRACAN 1934” dhe ia fali Lulzim Qefalisë.

Themi kështu, pasi edhe këtë herë tenderit i është dhënë flamuri i kuq. Duket se Veliaj e riktheu tenderin vetëm sa për të vazhduar aferën e tij 100 milionë lekëshe dhe kështu i mbylli gojën oligarkut të tenderëve “Dajti Park 2007” SHPK.

Në dokumenteve vihet se sërish kontrata është mbyllur në cenim të konkurrencës së lirë dhe përbën shkelje të rregullit kryesor për prokurimet.

Lulzim Qefalia ka përfituar shumë tendera të tillë, duke qenë se vëllai i tij Xhemal Qefalia, deputeti i PS, ka lidhje të ngushta me qeverinë dhe kjo i hap rrugë për abuzime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.