E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj i jep tender të dyshimtë   Bajramit  të ‘semaforëve’.
Sot

Veliaj i jep tender të dyshimtë Bajramit të ‘semaforëve’.

Erion Veliaj nuk rresht së bëri tendera. të dyshimtë.

Kësaj here i ka dhënë Barjam Dalipaj dhe kompanisë së tij I.D.K – KONSTRUKSION. Dalipaj rezulton të jetë një ndër përfituesit më të mëdhënj të tenderave për semaforë dhe sinjalistikë, kryesisht në Tiranë.

Erion Veliaj e ka dendur me para prej vitesh ndonëse për habi shumë rrugë në Tiranë nuk kanë sinjalistikën e duhur. Megjithatë kjo nuk e ka penguar aspak Veliajn të organizojë tendera të njëpasnjëshëm për sinjalistikë.

Rasti më i fundit është ai i procedurës me numër reference REF-74709-07-10-2023 dhe me objekt “Blerje materiale për mirëmbajtjen e rrjetit semaforik”. Fondi limit i kësaj procedure është llogaritur në vlerën 14,999,933 lekë të reja pa TVSH ose rreth 180 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por le të shohim dokumentacionin e këtij tenderi. Rezulton se kanë marrë pjesë vetëm dy firma por për habi është shpallur fituese ajo që ka dhënë ofertën më të lartë. Madje nëse do të shohim diferencën mes dy firmave është për të vënë duart në kokë.

Themi kështu pasi firma tjetër ka ofruar thuajse 1/3 e vlerës e përsëri nuk është marrë në konsideratë. Sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi Veliaj e kishte paracaktuar që në fillim që fitues do të ishte vetë Barjam Dalipaj i I.D.K – KONSTRUKSION.

Ai ka ofruar 14,128,700 lekë të reja pa TVSH ose gati 170 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë dyshimet shtohen akoma më shumë kur shihet se vlera fituese është sa 94% e fondit limit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.