E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj i “rrëmben” tokën për Treg në Lundër, Policia shoqëron pronarin Ramazan Leci
Politikë

Veliaj i “rrëmben” tokën për Treg në Lundër, Policia shoqëron pronarin Ramazan Leci

Me nxehjen e fushatës elektorale, po del gjithnjë e më shumë në pah angazhimi i Policisë së Shtetit në krah të kandidatit të Partisë Socialiste për Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku në detyrë ka prezantuar si një prej pikave kryesore të tij në fushatë elektorale ngritjen e një tregu fruta-perimesh në Lundër.

Por, kjo ide e Veliajt dëmton drejtpërdrejtë interesat e pronarit të ligjshëm të truallit ku është vendosur të ngrihet tregu, Ramazan Leci.

Ramazan Leci – pronari i tokës ku u ndërtua tregu i ri agroushqimor në Lundër

Familjarët e Lecit deklaruan se Bashkia po ia merr tokën pronarit, pa kryer më parë shpronësimin publik sipas legjislacionit në fuqi.

Gjithnjë sipas familjarëve, Ramazan Leci ka kërkuar paraditen e sotme zbatimin e ligjit dhe respektimin e tij si pronar legjitim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.