E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj lë pa fjalë Luiz Ejllin : Unë natën pastroj kanale, por sot po të martoj ty!
Politikë

Veliaj lë pa fjalë Luiz Ejllin : Unë natën pastroj kanale, por sot po të martoj ty!

Erion Veliaj është përpjekur të përdorë për fushatë, dasmën e Luiz Ejllit, një ceremoni që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës, pak para se Ejllin ta lëshonin nga  “kafazi” i artë i BBV ku qëndronte prej katër muajsh. 

Veliaj nuk e humbi rastin për pak propagandë, duke qenë se jemi drejt fundit të fushatës elektorale. 

Por në përpjekje për ta bërë sa më të fuqishme propagandën dhe mashtrimin, ka thënë një nga budallallëqet më të mëdha në historinë e televizionit në Shqipëri, që edhe Luizin, të cilit nuk i mungojnë kurrë batutat, e la pa fjalë. 

Kryebashkiaku deklaroi se natën pastron kanale dhe u shfaq i lumtur që këtë të shtunën e kishte marrë pushim, sepse do të martonte Luizin në tarracë dhe i kishte shpëtuar kanaleve…

Nëse nuk e besoni këtë që ka ndodhur, shihni videon më poshtë! 

Luiz Ejlli: Ju kam ba’ me nejt’ deri vonë, por…

Erion Veliaj: Jo more, ne këtë punë kemi! Unë do isha duke pastru’ kanale, më mirë të të martoj ty (qesh)

Luiz Ejlli: (Heshtje)

VIDEO: 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.