Veliaj mbyll bashkinë, këshilltarët e opozitës: I detyruar të raportojë ç’bëri me paratë e Tiranës, kërkojmë audit!

Kreu i këshilltarëve të opozitës Ilir Alimehmeti shkresë : Ku shkojnë taksat e qytetarëve të Tiranës?

Afera e 5 drejtorëve, qytetarët protestojnë para bashkisë së Tiranës

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbyllur dyert nga protesta e radhës e opozitës para Bashkisë Tiranë, pas skandalit të aferës ‘5D’, ku i gjithë zinxhiri drejtues është arrestuar për vjedhjen e buxhetit nëpërmjet përvetësimit të tenderave në kompanitë e tyre private.

Qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, pasi këshilltarët bashkiak të opozitës nuk janë lejuar të futen në ambientet e bashkisë.

Por asnjë nga këshilltarët nuk është lejuar të hyjë. Znj. Zhulali shpjegoi arsyet se çfarë kërkojnë ata sot:

“Z. Vocaj (i Policisë) na thotë se dikush nga brenda dhe refuzon të thotë kush, nuk na lejon, ne, këshilltarët bashkiakë, që të futemi brenda po keni leje që të futeni kur të mbarojë protesta.

Pra, Policia e Shtetit është në shërbim të një banditi si Erion Veliaj. Në vend që të hapë dyert për këshilltarët bashkiakë, që kanë marrë votat nga qytetarët shqiptarë për të kërkuar llogari deri më një, Policia e Shtetit vihet në shërbim të korrupsionit dhe të krimit. Ky është shteti shqiptar sot.

Ne edhe njëherë kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Z. Veliaj e ka detyrë ligjore të japë llogari para Këshillit Bashkiak dhe e dyta të bëjë raportim financiar të hollësishëm se çfarë ka bërë me paratë e bashkisë Tiranë që janë miratuar nga Këshilli Bashkiak.

E treta kemi kërkuar një auditim të jashtëm, me auditues profesionistë që të shikohet mënyra se si janë shpenzuar paratë e taksapaguesve të Tiranës për gjatë gjithë kohës që ka qeverisur Erion Veliaj,” theksoi Zhulali.

Image

Publikuar nga Publik Media