E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj  miraton  kullën e re Ilir Shtufit 140 metra e lartë
Sot

Veliaj miraton kullën e re Ilir Shtufit 140 metra e lartë

Një nga 12 kullat që do i shtohen Tiranës është kjo e cila kemi zgjedhur të analizojmë ditën e sotme.

E quajtur “hora vertikale” ose e njohur ndryshe si kubat do të ngrihet si qiell gërvishtëse tek fushat sportive të Universitetit të Sporteve. Kulla me sipërfaqe 55,000 metër katrorë dhe lartësi 140 metra do të ngrihet në qiejt e Tiranës pranverën e 2025-ës.

Kulla që ka marrë lejen e Erion Veliaj jo vetëm është cilësuar si një katastrofë përsa i përket pasigurisë së saj dhe paqëndrueshmërisë fizike ndaj tërmeteve por edhe vizualisht.

“Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 6, 13, 20, 27, 34 dhe 41 kat dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Muhamed Gjollesha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Develalb Construction” sh.p.k dhe shoqërinë “Edonil Konstruksion” sh.p.k.”, është leja e miratuar për kullën nga KKT dhe ka marrë bekimin e Erion Veliajt për t’u ndërtuar.

Projekti përbëhet nga 13 kuba 22.5 metra në lartësi të ndryshme të vendosur mbi njëri-tjetrin që formojnë një kullë të lartë të paqëndrueshme.

Sipas studios arkitekturore të kontraktuar, kulla është e lidhur me artin, frymëzuar nga dialektet në Shqipëri dhe secili nga kubat përfaqëson 7 historitë të ndërtesave kryesore në Tiranë (nuk dihet për kë ndërtesa bëhet fjalë) ndërkohë Veliaj i ka rrafshuar të gjitha duke zhdukur çdo grimcë historie nga Tirana.

Për më tepër shtojnë se kulla do të përfaqësojë vertikalisht natyrën kaotike të Tiranës. Duket se të vetmet atraksione të cilat do të jenë në listën e turistëve për kryeqytetin Shqiptar do të jenë kullat e oligarkëve pasi historia është kujdesur të fshihet nga kryebashkiaku dhe kryeministri.

Mos t’ju vijë aspak çudi sepse kulla do të ndërtohet dhe do të jetë në pronësi të njërit prej klientëve të preferuar të Veliajt, as më pak e as më shumë vetë Ilir Shtufi. Pronari i kullës “The Mountain” me kompaninë “Nova Construction” që ka rruajtur miliona euro nga tenderat publikë, e cila shkatërroi parkun në qendër të Tiranës shërben si lavatriçe e Veliajt ashtu si shumë oligarkë të tjerë në vend.

Shtufit i ka humbur numri i kullave që po ndërton në Tiranë si lolo besnik i Veliajt. Në këtë kullë ai është bashkëpronar me Agron Meçen, zotëruesin e koncesionit të HEC-it të Dibrës Koka 1 e po ashtu HEC-it në Elbasan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.