E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj nistakgji për lajkat e Metës/ Më thonte lali Eri është më i miri në botë
Politikë

Veliaj nistakgji për lajkat e Metës/ Më thonte lali Eri është më i miri në botë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ashtu sikurse në çdo takim të tij edhe këtë herë nuk i ka ndaluar sulmet kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Metën.

Veliaj në një takim me banorët e Zall-Herit ka kujtuar kohët kur Ilir Meta ishte në koalicion me PS-në dhe fjalët që ai thonte për të.

Erion Veliaj u shpreh se Meta dikur deklaronte se “lali Eri është i paparë, është më i miri në botë”.

“E keni parë që nuk del më në stadium. E lanë “non-gratën” vetëm në stadium se e kuptuan edhe ata që i gënjeu. E lanë plakun 80 vjeç aty të fliste me karriget. Tirana, Saliun nuk e lë më kurrë. E ka lidhur hallin e vet me Ilir Metën sepse Tirana i ka thënë ik. Nuk flasin më për kulla se ata jetojnë në kulla, janë ndërtues edhe thonë pse të bëhen shtëpitë. Ju kujtohet ku ka thënë Meta që lali Eri është i paparë, lali Eri është më miri në botë. Ata sot kërcejnë si prifti nga belaja”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.