E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘’  Veliaj po merret me rritjen e djalit”,  çfarë i ka ndodhur mjeshtrit të propagandës?
Politikë

‘’ Veliaj po merret me rritjen e djalit”, çfarë i ka ndodhur mjeshtrit të propagandës?

Që kur kryeqyteti është përfshirë nga protesta e studentëve, kryebashkiaku i Tiranës nuk është parë më në televizione dhe në inagurime publike.

I njohur për propagandën e shfrenuar, aq sa ka fabrikuar kronika televizive edhe kur ndodhej jashtë shteti, inagurimi i fundit që i bërë nga kryebashkiaku ishte Ura e Re mbi lumin e Lanës më datë 9 Dhjetor, përkrah ministrit për Diasporën, Pandeli Majko.

Nuk dihet se cilat janë arsyet, që ai vazhdon të heshtë, ndërsa i vetmi zyrtar i deleguar nga Bashkia deri tani është nën/kryetari Arbi Mazniku, i cili i ftuar në emisionin ‘Real Story’ theksoi se shumica e kërkesave janë të realizueshme, shkruan “Politiko”.

Ai u shpreh:

Kërkesat e studentëve? Disa prej tyre janë thelbësore, kanë nevojë të analizohen se kush dhe si duhen realizuar. Shumë nga cështjet nuk janë financiare, por kanë të bëjnë me dijen, universitetet duhet të marrin më shumë pergjegjësi. Kjo ka qenë në thelb autonomia”.

Edhe në rrjetet sociale, Veliaj nuk shihet më aktiv, teksa postimi i fundit në ‘Facebook’ është më 11 Dhjetor, ndërsa në ‘Twitter’ është më 28 Tetor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.