E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj  sulmon  opozitën/ Harxhuan 100 mijë euro për çeljen e fushatës
Politikë

Veliaj sulmon opozitën/ Harxhuan 100 mijë euro për çeljen e fushatës

Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i kanë ndalur ironitë dhe sulmet kundrejt opozitës dhe veçanerisht kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në fjalën e mbajtur me banorët e Shëngjergjit, Veliaj deklaroi se koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka harxhuar 100 mijë euro për të dëgjuar njëri-tjetrin.

Më tej ai ka irozuar kreun e Partisë Demokratike , Sali Berisha dhe kreun e PL-së, Ilir Meta.

“Tek koalicioni i tyre nuk dinë cfarë emrin të vendosin , Ilir Metën nuk e duan demokratët, Berisha është non-grata. Përveç emrit i ka humbur dhe vula”, tha ai.

Ndër të tjera Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt nis puna për rrugën e re nga Vërria në Shën Mëri.

“Me gjithë punët që kemi bërë kemi mbërritur deri në qendrat e çdo ish komune. Kemi vënë dorë në qendër të Krrabës dhe tani jemi duke punuar për degëzimet, deri në fshatin më të fundit. Kemi mbërritur në qendër të Zall-Herrit dhe tani po punojmë në Çekrezë dhe Kasallë, që të mbërrijmë deri në cepin më të fundit. Kemi mbërritur në qendër të Vërrisë, ku kemi bërë shkollën e re këtu. Në kohët e vjetra dukej sikur ishte fundi i botës kur ti thoje do shkoj në Zall-Bastar, do shkoj në Shëngjergj, ti mendoje se do merrje plaçkat dhe do shkoje në zbor, ndërkohë sot të shkosh në Shëngjergj ose në Zall Bastar për drekë, të vish në Vërri ose të shkosh në një nga zonat e kurorës, është vërtet një fundjavë e bukur. Besoj se është akti më patriotik që mund të bësh pasi ndihmon një vëlla ose një motër që ka hapur një biznes, një restorant apo një bujtinë dhe po punon me djersë dhe ndershmëri në tokën e tij”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.