E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj tha se do t’i shembë katin pa leje Bashës, reagon PD
Politikë

Veliaj tha se do t’i shembë katin pa leje Bashës, reagon PD

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Tiranës Veliaj se ai do t’i shembë Lulzim Bashës katin e bërë pa leje në pallatin ku jeton kryedemokrati.

Përmes një njoftimi zyrtar, PD shkruan se Veliaj së bashku me Edi Ramën janë kapur keq nga publikimi i fakteve të reja në lidhje me projektin e Unazës së Madhe dhe po tentojnë të rihedhin në “tregun” e propagandës së tyre një akuzë të vjetër, e cila sipas tyre është e pavërtetë.

REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE

Të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate se Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie.

Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto:

1.    Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë.

2.    Para firmosjes së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkresë zyrtare se nuk është në konflikt interesi.

3.    Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë.

Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.

Çifti më i korruptuar i politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë firmat e tyre në ndryshimin e Planit Urbanistik për të devijuar Lumin e Lanës në favor të krimit të organizuar.

Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.