E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj: Unë i laj kakën gjithë Tiranës…
Sot

Veliaj: Unë i laj kakën gjithë Tiranës…

Lali Erit i duket vetja i paparë fare tani që është bërë babai i Kajanit. Ai është ftuar sot te Djela Shqiptare dhe për Ardit Gjebrean po tregon se çfarë bën si baba i ri, ndërsa thotë se i bën të gjitha, i ndërron pelenat dhe madje e lan vetë Kajanin.

“Kam mësuar ta ndërroj çunin për 30 sekonda. Jam shumë i përfshirë”, thotë ai.

Tani nuk ka shumë kohë për të fjetur gjumë pasi Kajani çdo dy orë ose do ndërruar ose do të pijë.
“Ose çiçin ose çuçin”, thotë Erioni. Por megjithëse lodhet në punë kur vjen në shtëpi gjen kohë të merret edhe me çunin.

“I marr erë kur është në gjumë. O shyqyr që erdhe tani, më thotë Ajola, mbaje një çikë ti.
Ku bëhesh baba të duket gjëja më e vështirë se çdo punë tjetër që ke prekur me dorë.
Është shumë i mirë që prindërit të përfshihen në proces që nga momenti i lindjes të jesh prezent”, thotë Erioni i cili tregon se ia ka prerë vetë kordonin e kërthizës djalit.

“Kam marre pjese ne operacion dhe me tha doktori se mos te bie te fiket. Unë jam burrë me namuz nuk më bie të fikët. E kalova më shumë sportivitet gjithë lindjen e tij. Unë kërthizën do ia pres vetë. Jam marrë me gjithë kalamajt e Tiranës. Ia preva. Një ta fus në lavaman dhe zhllap zhllap e lava. Unë i laj kakën gjithë Tiranës, se gjithë ujërat e zeza, jo më çunit tim.
Shpresoj që do të bëhet djalë i mbarë dhe të kontribuojë për shoqërinë tonë”, tregon Veliaj./Tiranapost.al

Reagimi i gazetarit Enton Abilekaj:

Kenga magjike te E diela shqiptare qenka zevendesuar me magjine e Lali Erit ne larjen e kakes. Per ata qe nuk e dine, kaka lahet me dy levizje, zhllap zhllap. Sanitaret e nderuar kudo qe jane kane te drejte te ndihen te kercenuar. Me kete numer magjik ai lan kaken e gjithe Tiranes, sic e thote vete. Po te mendohesh pak me kete numer magjik ka lare 250 milione euro ne 3 vjet, ka lare parate e krimit ne kulla me taksa dhe pa taksa, ka lare prokurorin bashke me vellain ne Sheshin Skenderbej, te cilet ne bashkepunim me te lane gjakun e Ardit Gjoklajt si te mos kish ndodhur gje. Me nje zhllap zhllap e qindra milione euro mund te lash kaken e te gjitheve, te jesh sanitari me i kerkuar ne ekranet e te gjithe atyre qe qelbin me shume, madje te jesh me i pasur se punedhenesit.
Megjithate kakalaresi me i spikatur mbetet ai qe solli Fatos Nano ne ’98. Ai kishte pervojen e katakombeve te Parisit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.