E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliu dhe Jaupaj kanë konsumuar vepër penale/ Dhuna ndaj qytetarëve, terrorizëm shtetëror
Politikë

Veliu dhe Jaupaj kanë konsumuar vepër penale/ Dhuna ndaj qytetarëve, terrorizëm shtetëror

Ardi Veliu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe Rebani Jaupaj, kreu i Policisë së Tiranës, janë në konsumim të veprës penale.

Kështu u shpreh Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, sipas të cilit ajo që ndodhi dje është terrorizëm shtetëror, i cili synon të trembë qytetarët shqiptarë.

“Nuk i shpëton askush nga vepra penale që po kryejnë. Çfarë pune ka Arta Marku t’i shkojë në zyrë Edi Ramës?

I bëj thirrje të mos e çojnë vendin drejt katastrofës, drejtorët e policisë duhet të largohen dhe mbi të gjithë duhet të ikë Rama që t’i hapë rrugë dialogut dhe qetësisë”, tha Gjata,

Sipas tij, policia duhet të japë informacione mbi atë çfarë ka ndodhur, sa qytetarë janë ndaluar, sa janë arrestuar.

“Policia duhet të japë sqarime se ku janë qytetarët, përse mbahen në komisariate”, tha sekretari demokrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.