“Vendimi i Metës nuk ka vlerë juridike”, Balla: Të enjten nis diskutimi për shkarkimin e tij
Pas deklaratës për shtyp të dhënë ditën e sotme, ku presidenti Meta është shprehur edhe njëherë i prerë në vendimin e tij se nuk ka zgjedhje në 30 qershor, ka reaguar kreu i grupit socialist, Taulant Balla.
Në një deklaratë pas përfundimit të takimit me delegacionin e Bundestagut, Balla është shprehur se vendimi i Metës nuk ka asnjë vlerë juridike, ndërsa theksoi se PS nuk është tërhequr nga draft-rezoluta për shkarkimin e presidentit.
Sipas Ballës, ditën e enjte në Kuvend do të ketë një diskutim të gjerë në lidhje me këtë çështje dhe në fund do të arrihet rezoluta për shkarkimin e Metës.
“Aspak më vjen mirë dhe keq gjithashtu, që një pjesë e juaj nuk e kanë lexuar siç duhet draftin e rezolutës. Së pari Shqipëria është Republikë Parlamentare. Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Akti i paprecedent i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Të Fala Partisë Demokratike. Ditën e enjte Kuvendi do të ketë një diskutim të gjerë dhe do të dalë me një rezolutë. Duhet një sjellje e përgjegjshme dhe kushtetuese, në të gjitha hapat e vendimmarrjes. Presidenti i republikës nuk e ka kë të kompetencë, presidenti mund të ketë shumë dëshira, por jo të gjitha mund ti kthejë në dekrete”,-tha Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



