E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi për Dritan Dajtin/ Meta reagon pas thirrjes së ambasadorit të BE: Duhet …
Politikë

Vendimi për Dritan Dajtin/ Meta reagon pas thirrjes së ambasadorit të BE: Duhet …

Një ditë pas apelit të fortë të Ambasadorit te BE në Tiranë, qe kerkoi vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjitshëm, lidhur me vendimin e marre nga Apeli i Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin që e shpetoi nga burgu perejte, ka reaguar presidenti i vendit, Ilir Meta.

meta

Ne nje prononcim per mediat, Meta theksoi domosdoshmerine urgjente te nje hetimi te thelle. 

Zoti President a keni një koment për vendimin e Gjykatës së Apelit që e zhbënë vendimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe e dënon atë me 25 vite burg?
Presidenti Meta: Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë.

Apeli i ambasadorit 

Në një postim në Twitter, Luigi Soreca ka shkruar: Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit.

***

Pyetur nga media, per rrezimin e dy kandidaturave te zgjedhura prej tij per kreun e KLSH, e nese do te jete kandidature e trete Anastas Angjeli, pas zerave qe kane dale per te, Meta ka dhene kete pergjigje:

‘Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.